Itali, 25 prill 2014 – Një fëmijë, vetëm 3 vjeç, ka mbërritur i vdekur në spitalin Villa Sofia të Palermos, në Itali. Kanë qenë prindërit e tij që e kanë sjellë me urgjencë në spital. Fëmija dyshohet të ketë humbur jetën pasi është mbytur, ndërsa po luante në dhomën e tij me një litar. Shenjat e litarit dukeshin qartë në qafën e tij.
Prindërit e djalit të vogël u kanë rrëfyer karabinierëve se fëmija kishte kapur litarin e një tende dhe duket se e ka shtrënguar në qafë për të imituar superheroin e tij të preferuar. Në atë kohë, vogëlushi po shihte në televizor filmin “Njeriu merimangë”. Hetuesit janë ende duke kryer veprimet e para proceduriale mbi rastin në fjalë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





