SHBA, 25 prill 2014 – Kjo video tregon momentin kur një milioner i ri amerikan, që është mbiquajtur edhe Playboy më i madh në Instagram, hedh një aktore të filmave porno nga çatia e vilës së tij.

Synimi është që ajo të përfundojë në pishinë, por ajo përfundon me një këmbë të thyer.

Dan Bilzerian, ka 1.4 milion ndjekës në Instagram për shkak se poston vazhdimisht foto nga jeta e tij e shfrenuar mes femrave. Siç duhet dhe nga fotot kjo nuk ishte hera e parë që milioneri hidhej nga catia për në pishinë, por këtë herë fati i keq bëri që 19-vjeçarja Janice Griffith të thyente këmbën.

Bilzerian njihet si kampion në poker dhe mendohet se ka një pasuri prej rreth 100 milionë dollarë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/