Tiranë, 25 prill 2014 – Në një deklaratë për mediat lidhur me qëndrimin e Partisë Demokratike për situatën politike në vend, kryetari Lulzim Basha i kërkoi qeverisë Rama të reagojë në lidhje me akuzat për implikimin e Forcave të Armatosura në rrjetin e trafikut të drogës. Sipas tij, zbardhja e fakteve në media, janë një provë e fortë se kjo çështje është e vërtetë.
“E thirrëm dy herë Ministren e Mbrojtjes në Komision. Madje i është kërkuar transparencë Kryeministrit për ti treguar vendin trafikantëve të drogës, Për ti hequr damkën FA-së, për të shpëtuar nderin e vendit dhe për ti kryer autoritetin Shtetit. Qeveria ka arritur të përdor aseset shtetërore për këtë punë. Nëse nuk merren masat, shtetit ka marrë fund.”– ka thënë Basha gjatë fjalës së tij.
Më tej, Basha bëri me dije se ky skandal nuk është thjesht si lojë me mushkonja apo aeroplan me letra. “Opozita këtë ka kërkuar, të denoncojë, të kërkojë transparencë, të sensibilizojë qytetarët. Do të vazhdojë të merret me këtë çështje, edhe pse Rama-Meta nuk merret. Informacioni është shumë serioz, i mbështetur nga dëshmi të qytetarëve të thjesht. Sekret deshi ta bënte dyshja Rama-Meta. Askush nuk qeshi që ta trajtonte këtë skandal si lojë me mushkonja dhe aeroplan me letra.”– tha Basha.
Duke u ndalur tek heqja e kompetencës së Kreut të Shtetit për dy përfaqësuesit e ILDKP-së, Basha e cilësoi atë një shkelje e dyshes Rama – Meta. “Etja e shfrenuar për të kapur pushtetet që si takojnë, e ka bërë dyshen Rama-Meta të kapë këto kompetenca.”– tha Basha.
Sipas kreut të PD-së, kjo ishte një nga javët revanshiste, kundër konsensusit, pasi u injoruan thirrjet e opozitës për të punuar mbi Reformën Territoriale.
“Në daljen e tyre para shtypit, eksponentët e qeverisë folën për gjithçka, por nuk zunë gojë konsensusin me opozitën. Për çfarë na ftojnë kur nuk ofrojnë konsensus!! Lojës dhe hiles së tyre u doli boja. Kjo është reforma që kërkon si minimum konsensus politik dhe publik. Kjo është praktika 23-vjeçare e demokracisë, e thotë Kushtetuta. Po bëjnë një gabim të rëndë që do u kushtojë. Refuzuar konsensusin me ne në kuvend, por nuk e refuzojnë dot popullin. Ata po nisen pa ne dhe pa konsensus në komisionin e njëanshëm. Dhe ne po nisemi pa ta, drejt qytetarëve dhe së bashku me qytetarët, kundër oligarkisë.”– tha kreu i PD-së në fund të fjalës së tij.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





