Itali, 25 prill 2014 – 4 raste të seksit ekstrem janë denoncuar pranë AIDAA, qendra e denoncimit për dhunën ndaj kafshëve, në Itali.
Të 4 rastet janë regjistruar në qytete të veriut të Italisë gjatë ditëve të fundit. Në rastin e parë bëhet fjalë për një familje që jeton në Legnano, pranë Milanos. Alarmi është dhënë nga fqinjët, por ngjarja është konfirmuar edhe nga vajza e rritur e dy bashkëshortëve. Sipas saj, prej të paktën 6 apo 7 vitesh prindërit e saj kryejnë marrëdhënie seksuale si dhe seks oral me qenin e shtëpisë, një pastor që jeton me ta. Në të paktën dy raste, raportet seksuale janë konsumuar në kopsht, në sytë e fqinjëve.
Ndërkohë rasti i dytë është regjistruar me një çift në provincën e Vareses. Përmes njoftimeve erotike ata ftojnë çifte të tjera për marrëdhënie seksuale, dhe ndër të tjera ofrohet seks edhe me qenin e shtëpisë.
Rasti i tretë është denoncuar në Breshia, ku një çift dashnorësh ka ftuar në orgji edhe gruan e burrit, ndërkohë që prezent ka qenë edhe qeni i racës dalmat, që ishte në pronësi të dashnores. Rasti është denoncuar nga fqinjët, të alarmuar nga të bërtiturat e grave ndërsa kryenin seks me qenin. Ky i fundit ishte dobësuar disi kohët e fundit.
Rasti i fundit është regjistruar në Ferrara dhe ka parë të përfshirë tre burra, dy gra, një qen të vogël dhe një kalë. Orgjia po konsumohej në një fshat në zonën e Ferrarës dhe është denoncuar nga një dëshmitare okulare.
Pritet që AIDAA të ngrejë denoncim për rastet në fjalë me akuzën e keqtrajtimit të kafshëve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





