Aktori Çun Lajçi ka përkujtuar vajzën e tij të ndjerë, Bubulinën në ditëlindjen e saj.
Teksa poston në Facebook një foto nga reparti i Pulmologjisë pasi i është përkeqësuar gjendja edhe pse e ka kaluar COVID-19, aktori shkruan se për shkak të sëmundjes, nuk ka mundur të shkojë te varri i të bijës.
“A thua hina n’gjynah, që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën e m’ktheu n’repartin e veremlive (siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë! E sheh ime bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve? Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!”, ka shkruar Lajçi për të bijën e cila u nda nga jeta më 19 nëntor të vitit 2017.
Gëzuar me ëngjëjt A thua hina n’gjynah që shumë shkrova për turbukulozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye…
Posted by Çun Lajçi on Sunday, May 2, 2021





