Itali, 14 prill 2014 – Mediat italiane njoftojnë se karabinierët e Provincës së Foxhias shkatërruan një bandë shqiptaro-rumune, që merrej me prostitucion dhe grabitjen e klientëve të prostitutave. Kryetar i bandës ishte Eraldo Jaholli i datëlindjes 1987, lindur në Shijak (në foton kryesore). Ai merrte një pjesë të fitimeve të përnatshme të prostitutave. Gjithashtu ai u caktonte atyre “vendin e punës’ dhe së bashku me katër rumunë bënte transportin e tyre nga bazat e qëndrimit për në vendin e punës. Jaholli siguronte edhe mbrojtjen e prostitutave nga konkurenca. 27 vjeçari së bashku me 4 rumunët merrnin edhe një pjesë të fitimeve, që nxirrnin prostitutat nga vjedhja e portofolëve të klientëve gjatë kryerjes së aktit seksual.
Prostitutat kishin çmim fiks 20 euro për çdo raport seksual. Ato ndihmoheshin nga katër rumunët duke i furnizuar me prezervativë, salvietina pastrimi apo me dru zjarri për ngrohje në vendin e punës. Rumunët kishin edhe marrëdhënie dashurie me prostitutat duke e lehtësuar kështu punën e menaxhimit të këtij rrjeti prostitucioni (në foton poshtë njëri prej rumunëve së bashku me të dashurën e tij që e përdorte si prostitutë). Katër rumunët janë:
Mattei Georghe, i datëlindjes 1990
Mattei Sandu, i datëlindjes 1980
Daniel Ciprian Gale, i datëlindjes 1991
Mattei Marian, i datëlindjes 1978.
Marion akuzohet edhe për grabitjen me dhunë të një kamionisti pak ditë më parë.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





