Ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës në “Loro Boriçi” nuk ishte vetëm një përballje sportive në fushë, por një spektakël i vërtetë emocionesh edhe jashtë saj. Nga gjestet simbolike të klubit shkodran para startit, te rivaliteti i ndezur në pankina dhe atmosfera elektrizuese në tribuna, gjithçka kulmoi me një fitore të rëndësishme të Vllaznisë dhe një fund të trazuar pas vërshëllimës finale.

-Para startit të ndeshjes, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri ka dhuruar 3 dhurata për 3 tifozë të cilët kishin dërguar foto me temë Vllazninë dhe festën e Pashkëve. Fotot me më shumë pëlqime në rrjetet sociale kanë marrë edhe shpërblimet e premtuara nga ana e klubit shkodran.

-Në stadium një numër të konsiderueshëm tifozësh, ku numërohen më shumë se 3000 të tillë. Teksa në tribunën mike ka disa tifozë ultras.

-Tifozët kanë batuta me Martinin: “Mos ki mëshirë sot”. Duke iu referuar të shkuarës së shkodranit në krye të stolit durrsak.

-Dobi këshillohet shpesh nga gjyqtarit i katërt pasi kalon zonën e pankinës së tij. Trajneri durrsak se mban vendi.

-Në krahun tjetër Martini “nxehet” me Dodajn, me kreun e pankinës kuqeblu që i kërkon sulmuesit ta luajë shpejt topin.

-Edi Martini kërkon shpejtësi në vrepime nga të tijtë. “Mos flini me topin” janë fjalët e trajnerit shkodran.

-“Më shumë është lodhur trajneri i Teutës se lojtarët” janë batutat e tifozëve në tribunë referuar Dobit. I cili është shumë aktiv në udhëzimet për skuadrën e tij.

-Ovacione të shumta në stadium për Kallakun në momentin e zëvendësimit. Spektatori shkodran vlerëson në maksimum lojën dhe performancën e fantazistit.

-Mbyllet me suksesin e Vllaznisë, që pavarësisht se nuk shkëlqen merr pikët dhe thellimin e diferencës në krye me rivalët. Diçka që entuziazmon edhe të pranishmit në “Loro Boriçi”, që festojnë pas vërshëllimës finale.

-Në fund të ndeshjes tifozët e Vllaznisë përplasen me ata të Teutës. Ka gurë dhe sende të forta ndaj miqve të izoluar në tribuna. Ndërkohë raportohen dhe për të plagosur nga radhët e tifozëve.