Itali, 10 prill 2014 – Një 42-vjeçar, banues në qytetin e Padovës në Itali është dënuar me 6 muaj burg për shqetësimet që shkaktonte tek fqinjët në orët e vona të natës. 

12 fqinjët e tij e kishin denoncuar për keqpërdorim të ambienteve të përbashkëta. Shkak për denoncimin e banorëve të tjerë të pallatit u bënë ulërimat e të dashurës së tij gjatë seksit.  Sipas dëshmive të komshinjve e dashura e 42-vjeçarit shkaktonte shumë zhurma gjatë aktit seksual, duke lënë gjithë pallatin pa gjumë. 

Në padinë civile të ngritur ndaj fqinjit flitet për “të bërtitura dhe ulërima që shqetësojnë gjithë pallatin”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/