10 prill 2014 – Zbulohet virusi më i keq i të gjitha kohërave. Heartbleed është dhe nofka e virusit, i cili jep mundësi ekspozimi të miliona llogarive të përdoruesve, fjalëkalime dhe numra të kredit kartelave. Disa firma të teknologjisë së fundit kanë njoftuar njerëzit të ndërrojnë të gjitha fjalëkalimet e tyre, pas zbulimit të një mete sigurie. Platforma Tumblr e Yahoo-së ka këshilluar publikun “të ndryshojë fjalëkalimet kudo, veçanërisht në shërbimet e sigurisë së lartë si email-et, ruajtja e skedarëve dhe nëpër banka”.

Këshilltarët e sigurisë kanë dhënë të njëjtin paralajmërim rreth problemit “Heartbleed”. Reagimi vjen pas lajmit se një produkt i përdorur për të ruajtur të dhënat është kompromentuar dhe lejon tashmë përgjimet.

“Google Security & Codenomicon”, një kompani finlandeze sigurie, zbuloi të hënën se një e metë ka pas ekzistuar në programe për më shumë se 2 vjet, që mund të jetë përdorur për të ekspozuar çelësa sekretë që identifikohen nga ofruesit e shërbimit që përdor OpenSSL.

Ata thonë se nëse sulmuesit kibernetikë krijojnë kopje të këtyre çelësave, ata mund të vjedhin emrat dhe fjalëkalimet e njerëzve që përdorin atë shërbim, ashtu sikurse dhe mund të marrin kopje të të dhënave të tyre dhe të krijojnë faqe të rreme interneti, që mund të duken si legjitime, sepse kanë përdorur kredencialet e vjedhura.

Virusi vlerësohet se është ndryshe nga shumica e shkeljeve dhe thyerjeve on-line të cilat janë raportuar gjatë disa viteve të fundit, nga të cilat një web-faqe apo një tjetër është hakuar, pasi siguria e të njëjtës është thyer nga një sulm i caktuar. Mendohet se 500.000 serverë janë infektuar nga HeartBleed. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/