E enjte, 10 prill 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Projektligji. Pensioni social, skema e re në fuqi që nga 2010”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Dritërori: Kryepeshkopi Janullatos erdhi për të mësuar peshkopët e rinj, jo për të ndenjur
– Llalla, shkarkon kreun e zyrës antikorrupsion që e sulmoi Spartak Braho
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Shpërthen” Nishani. Tahiri, dacibao kineze ndaj meje”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Vangjush Dako: Park industrial 80 hektarësh në Durrës
– Gorea shef i logjistikës në PD
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Pas sulmit të komunistëve ndaj shtatores së Ahmet Zogut, deputetja Mesila Dode ringjall debatin e 20 viteve më parë. PD si ne ’93. “Ta nxjerrim jashtë ligjit partine komuniste. Reagon Marko Dajti: Mesila Doda dhe anëtarët e PD-së ish-anëtarë të sigurimit të shtetit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– “Serveri i Tatimeve” Adriatik Llalla largon prokurorin
– Edi Rama ndan lejet ne fundjave ne qytetin e Vlorës
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Rama i jep Bashës 441 milion lekë. Qeveria shpërblen banorët e pallatit në Vlorë”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Komunistët, PD: Të nxirren jashtë ligjit si para vitit 97, reagon Mesila Doda
– Dorëheqja, Nishani firmos lirimin e Gërvenjit
– Noka, takoi shefin që arrestoi babain e Saimir Tahirit
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Presidenti: Qeveria po më sulmon”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Llalla shkarkon shefin e njësisë antikorrupsion të Tiranës
– Pension social për të internuarit. Plani i qeverisë për dëmshpërblimin
– Amnistia sot hapen burgjet lirohen 900 veta në të gjithë vendin
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Ilir Hoxha: Babai priti nga Perëndimi një sinjal që nuk erdhi kurrë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Veliaj: Pensionet, çarë parashikon skema e re që nis në 1 janar 2013
– Mesila Doda përplaset me Marko Dajtin: “Komunistët, jashtë ligjit? Gjysma e PD kanë qenë në PPSH
– Sekreti i tmerrshëm kimik i Sirisë: Loja e Erdoganit dhe “grupi i shqiptarëve”
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Debati për të paprekshmit. Përplasje në pallatin e Drejtësisë. thellohet konflikti mes qeverisë dhe presidencës për hetimin e gjyqtarëve. Naço: KLD të jetë eficiente, gjykatësit nuk zbatojnë as orarin zyrtar. Nishani: qeveria të ndalë urgjentisht sulmet politike ndaj presidentit. Letra e Tahirit, si fletë-rrufetë enveriste. Çefa: Të mos shantazhohen gjyqtarët zbardhet letërkëmbimi mes kuvendit dhe presidencës për dekretin e Alaudin Malajt. Meta: Cilat janë kriteret shtesë për këtë dekret. presidenti: janë në ligj”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Basha: Era po fryn djathtas, qeverisja po shkon në pikiatë
– Doda: Partitë komuniste të dalin jashtë ligjit, LANÇ vëllavrasëse
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Ligji i ri për diplomacinë, hiqen kompetencat e Nishanit, emërimi i ambasadorëve nga Rama dhe Bushati”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Taulant Balla: Kuliçaj dhe Noka përdorën Arjan Hoxhën për arrestimin e babait të Tahirit, falsifikuan firmën dhe diplomën
– Ndizet lufta, PD kërkon shkrirjen e partive komuniste me ligj, legalistët thirje Ramës dhe Nishanit për izolimin e Marko Dajtit
– Kodheli: Ja pse duhet miratuar ligji për të çliruar ushtrinë nga dyshja Nishani-Berisha
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Brojka: Lulzim Basha të mos kandidojë për kryetar Bashkie”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Ministria e Arsimit Lindita Nikolla: Mësoni edhe gjuhën gjermane
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





