9 Prill 2014 – Bayern nuk është befasuar në Allianz Arena, edhe pse skuadra e Manchester United kaluan të parët në epërsi. Bayern fitoi me rezultat 3-1, fitore që i mjaftojë për të prekur gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve.

Kampioni aktual i Europës nuk ka lejuar befasi në Allianz Arena, pasi që ka mposhtur me rezultat 3-1 kampionin e Anglisë, Manchester United.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, 0-0 por e tëra u dominua nga Bayern Munich ndërkaq Manchester mundohej që të kalonte në epërsi me anë të kundërsulmeve.

Pjesa e dytë ishte shumë me dinamike. Evra shënoi një gol të bukur në minutën e 57 por shpejt erdhi barazimi. Mandzukic barazoi në minutën e 59.

Kur u mendua që skuadrat do të mund të shkojnë në barazime kështu nuk mendoj Muller që realizoi për 2-1 në minutën e 68.

Gjërat për Manchester i komplikoi edhe më shumë Robben që realizoi golin e fitores për 3-1.

Në këtë gjysmëfinale luajti në 10 minutat e fundit edhe mesfushori kosovarë Adnan Januzaj.

Bayern kalon në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4-2.