Tiranë, 9 prill 2014 – Me qëllim nxitjen e punësimit për të rinjtë e moshës 16-30 vjeç, qeveria ka ndërmarrë një serë stimujsh fiskalë për kompanitë që bashkëpunojnë me zyrat e punësimit në vend.

Referuar vendimit të miratuar nga Këshilli i MInistrave që pritet të shqyrtohet në Kuvend, për të rinjtë e moshës 16-30 vjeç që punësohen nga një kompani me një kontratë 1 vjeçare, zyra e punës do të paguajë 4 paga mujore, ndërsa punëdhënësi duhet të paguajë vetëm 8 paga përgjatë 1 viti.

Po përveç lehtësimit të barrës së pagesave për të punësuarit e rinj që u lidhen kontrata në bahskëpunim me zyrat e punës, qeveria ka parashikuar për kompanitë edhe lehtësi të tjera, si financimin mujor në masën deri në 100 për qind të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore.

Qeveria shqiptare ka deklaruar se do t’u japë një rol të ri, edhe më intensive zyrave të punës në vend, ndërsa ka paralajmëruar lehtësi fiskale për bizneset që bashkëpunojnë në nxitjen e punësimit. Referuar vendimeve, kompanitë që duan të përfitojë nga lehtësitë që ofrohen nga qeveria për nxitjen e punësimit, mund të aplikojnë për programin në mënyrë elektronike apo pranë zyrave të punësimit ndërsa kërkesat e tyre miratohen brenda 10 ditëve.

/scantv/