9 prill 2014 – Nëse keni dalluar një “yll” me ngjyrë portokalli mbrëmjen e ditës së martë, ka shumë mundësi që të keni parë planetin Mars. Në fakt, ngjarja për të cilën keni qenë dëshmitar është e rrallë – për herë të parë brenda 778 ditëve, Marsi, Toka dhe Dielli renditen “në anën e kundërt të planetëve”.
Për shkencëtarët, kjo është një ngjarje unike, por pa asnjë lloj kuptimi. Mirëpo për disa të krishterë, ajo shënon fillimin e ngjarjeve me rëndësi, madje ardhjen e dytë të Jezu Krishtit.
Rëndësia e ngjarjes është se ajo ka ndodhur saktësisht një javë para katër “hënave të gjakut”, për të cilat një pjesë e besimtarëve të krishterë besojnë se shënon një cikël të lidhur me fundin e botës. Ajo njihet si “Tetrad”, pasi përfshin katër eklipse hënore me ngjyrë të kuqe si e gjakut.
NASA ka konfirmuar se ngjarja ka filluar gjatë natës së të martës dhe do të përfundojë në 28 shtator 2015.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





