9 prill 2014 – Legjenda e sërfit, Kelly Slater ka filmuar veten e tij duke zbritur një dallgë në perëndim të Australisë afër një peshkaqeni të bardhë që ndodhej pranë tij. 11 herë kampioni i botës është parë duke bërë sërf, kur një krijesë misterioze shfaqet në dallgë.
Videoja është kapur nga një kamerë GoPro për konkursin Drug Aware Pro Challenge, ku fituesi i klipit më të mirë shpërblehet me 10 mijë paund.
Disa njerëz mendojnë se krijesa misterioze është thjesht një peshk, jo një peshkaqen i bardhë ashtu siç është deklaruar, ndërsa disa të tjerë mendojnë se është vetëm një marifet që ka bërë në video Kelly për të fituar konkursin.
Kelly Slater, 42 vjeç është një legjend në këtë sport, duke u kurorëzuar 11 herë kampion i ASP World Tour duke përfshirë dhe 5 tituj rradhazi në 1994-98.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





