9 prill 2014 – Amanda Gryce është një vajzë 24-vjeçare e cila kalon rreth 50 orgazma në ditë për shkak të një çrregullimi që e bën të jetë e eksituar pothuajse gjatë gjithë kohës. 

Për vite me radhë Amanda ka vuajtur në heshtje pasi kishte turp t’i tregonte prindërve apo shoqeve se çfarë po i ndodhte. “Mund të kem 50 në ditë. Ndihem shumë në siklet, mundohem të qesh duke bërë sikur nuk po ndodh asgjë”, shton e reja.

Amanda, pas shumë konsultimeve me mjekë të ndryshëm, duket se ka gjetur mënyrën për të kontrolluar problemin: “Marr ilaçe dhe bëj stërvitje që të mos e mbaj mendjen aty. Më parë, ishte çrregullimi ai që më kontrollonte mua, tani jam unë ajo që kontrolloj çrregullimin”. Në të njëjtën kohë ajo është lidhur tashmë me një djalë, Stjuartin 22 vjear.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/