9 prill 2014 – Gabriel Garcia Marquez lë spitalin. Gjendja shëndetësore e Gabo-s, është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me disa ditë më parë, kur u shtrua në spital në kryeqytetin e Meksikës. Gjithsesi gjendja e tij mbetet delikate, duke pasur parasysh edhe moshën e tij, 87 vjeçare. Ai u shtrua në spital më 31 mars pas problemeve me mushkëritë dhe fshikëzën e urinës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





