E mërkurë, 9 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Zbulohet skema, pastrimi i parave, 7 politikan në prokurori”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Kisha i përgjigjet Klosit. Greqia nuk është shtet armik
– Flet Nishani, qeveria po merr kontrollin e pronave të ushtrisë
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Replika, kisha kundër Klosit, hedh helm”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Shkolla e policisë 1/3 e aplikantëve nuk kalojnë 300 metrat
– Kuvend, 7 politikanë për pastrim parash
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Hetohen 7 politikanë. Dokumenti. Ja si firmat shqiptare pastrojne parate e pista”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Greqia do kthejë zemrën Karelit, zbulohet enigma. Familjarët pritet të zhvarrosin trupin e të ndjerit
– Zbulimi i Brukselit: Papunësia në Shqipëri arrin rekord 17%
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Raporti, 7 politikanë pastruan paratë. Zbulohet implikimi i zyrtarëve”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Miratohet ligji 8% kamat vonesë për borxhet
– Kukan: Integrimi kërkon konsensus dhe përkushtim ndaj reformave
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Pastrim parash , hetohen 7 politikanë”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Ish- të përndjekurit , 288 emrat për këstin e parë
– Vdekja e Olldashit, dosja mbetet e hapur
– Rama: As mund ta diskutojmë legalizimin e marijuanës
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Po të mos ishte ‘grisur Mukja’. Pjesa e dytë e rrëfimit të djalit të Enver Hoxhës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Kreu i PKSH, Dajti: Unë e sulmova shtatoren e Zogut, herën tjetër do ta zhdukim. Reagon kreu i Ballit
– Politikanë të Tiranës, njihuni me kryeministrin më të varfër në botë
– Erkand dhe Daniel. Jeni të paparë!
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Greqia e dorëzon. Zemra e Ilia Karelit në ambasadën e Athinës?! Zbulohet misteri i trupit pa zemër të shqiptarit që u torturua për vdekje në burgun grek. Policia greke i kërkon ambasadës në Athinë dhe konsullatës në Selanik të marrin në dorëzim zemrën e të burgosurit, që ishte mbajtur për motive autopsie. Zbardhet aktakuza; Si u torturua në "frigorifer" i dënuari shqiptar dhe vdekja "e vetmuar" në qeli”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Sinodi i shenjtë “mallkon” ish-shefin e SHISH: Shpif dhe helmon opinionin publik
– Ja si një politikan pastroi 500.000 € të dyshimta
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Komunistët deklarojnë se do rrëzojnë me çdo kosto bustin e Ahmet Zogut, në vend të tij do vendosin Enver Hoxhën”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Bujar Nishani shpërthen në marrëzi, paralajmëron puç presidencial dhe shpërndarje të Parlamentit
– Adriatik Llalla dhe Agron Kuliçaj mbyllën 300 dosje për pastrim parash, shpëtuan deputetë dhe familjarë të Sali Berishës.
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Polemika të ashpra në distancë mes dy organeve të drejtësisë për çështjet e korrupsionit dhe paaftësisë për të hetuar politikanët dhe zyrtarët e lartë. Ministri i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm. Shumë dosje kanë shkuar në organin e akuzës, por a janë të mbushura me fakte të pakontestueshme që Prokuroria të vendos prangat?”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Panairi Francez në Tiranë, forcohet bashkëpunimi bujqësor mes Shqipërisë dhe Francës
– "Skaneri" i 551 projekteve të qeverisë të programuara për vitin 2014
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





