Itali, 8 prill 2014 – Karabinierët e qytezës së Overetos, në Provincën e Trentos, neutralizuan një bandë hajdutësh shqiptarë. Banda kishte vjedhur me dhjetra shtëpi në Provincën e Veronës. Në operacion morën pjesë mbi 40 karabinierë dhe një helikopter nga Bolxano, zona gjermanofone e Italisë. U kontrollun dhjetra banesa dhe lokale. U gjetën arturina të vjedhura nga shqiptarët me vlerë 40.000 euro.
14 nga shqiptarët po ndiqen penalisht në gjendje të lirë. 5 të tjerë përfunduan në burg. Njëri prej tyre ishte David Moli 27 vjeç, i cili gjendej në burg për krime të tjera. Dritan Vela 27 vjeç, Dritan Meta 23 vjeç dhe Agustin Deda 21 vjeç, u arrestuan në Rajonin e Lombardisë. Aurel Lilaj 29 vjeç, u arrestua ndërsa po hipte në një traget me destinacion Durrësin.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





