8 prill 2014 – Gruaja e re, Sarah Wulchak, është arrestuar 23 herë në këto 10 vitet e fundit. Ky është një rekord i vërtetë që e ka bërë atë të famshme në të gjithë botën.
Sarah Wulchak është arrestuar për motive nga më të ndryshmet, për dhunim banesash, agresione dhe vjedhje makinash. Madje ajo nuk ka ngurruar të vjedh edhe makinën e të fejuarit të saj: pikërisht denoncimi i 53 vjeçarit Steve Bolin, e ka çuar atë në pranga herën e fundit.
Tashmë policia për Sarah Wulchak ka krijuar një libër me fotot e të gjitha herëve që ajo është arrestuar e të cilin ajo mesa duket e shton muaj pas maji dhe vit pas viti.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





