8 prill 2014– Shalqiri është një frut, i cili përdoret mjaft shumë në trojet tona pasi ka një shije ekzotike, por përpos shijes ai luan rol edhe në disa sëmundje e sidomos te tensioni i gjakut.

“Presioni i gjakut në aortë dhe zemër ka filluar të ulet te personat që kanë filluar të përdorin shalqi”,- tha profesori në ‘Florida State University Associate’.

Zbuluesit thonë se personat me sulme në zemër më shumë vdesin gjatë motit të ftohtë, pasi stresi që sjell moti i ftohtë shkakton tension të lartë të gjakut dhe zemra duhet të punojë më shumë që të pompojë gjakun në aortë.

Rezultatet në disa studime të bëra kanë treguar se konsumimi i shalqirit ka pasur një impakt pozitiv në presionin e gjakut në aortë dhe disa parametra tjera vaskulare.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/