Greqi, 8 prill 2014 – Astrit Hasan Helshani, 30 vjeç, u arrestua nga policia e Qipros greke në zonën e Famagustës. Për Astritin kishte një mandat arresti ndërkombëtar nga Interpoli i Athinës. Ai akuzohet për vrasje pa paramendim, për tentativë vrasje pa paramendim, për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje.
Në fermën, ku ishte strehuar Astriti, policia greko-qipriote gjeti një revolver, një çantë me arturina, që besohet se janë të vjedhura si edhe 12 bimë kanabisi. Pasi të hetohet se si ka hyrë ilegalisht në Qipron greke, Helshani do të ekstradohet për në Athinë i shoqëruar nga oficerë të policisë greke.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





