Itali, 8 prill 2014 – Arjan Cepa 33 vjeç, u arrestua nga karabinierët në qytetin e Fondit. Ai u arrestua ndërsa po shëtiste në rrugët e qytetit. Arjani ishte në arrest shtëpie në Fondi, zona e Frosinones, sepse ishte përfshirë një rrjet shpërndarësish droge. Dalja nga shtëpia dhe shëtitja nëpër qytet u konsiderua nga karabinierët si largim nga vendi i vuajtjes së dënimit, prandaj iu vunë menjëherë prangat.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/