8 prill 2014– Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i cili udhëheq Dubain si dhe është zëvendës president dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe ka shpallur një konkurs për punë. Në fakt ai ka hapur 60 vende pune.

Kërkesat e kandidatëve? Ato duhet të jenë femra, tërheqëse, me stil, mosha prej 18 deri 28, të jenë nga Venecia, të njohin anglishten dhe më e rëndësishmja të kenë shije për shoping.

Në këmbim ai do t’u jap atyre nga 100 dollarë në ditë dhe mundësinë që t’i bashkohen sheikut muajin e ardhshëm nëpër një turne në Evropë, në ngjarje të rëndësishme.

Me aeroplan privat ato do të mund të udhëtojnë në Madrid, Paris, Londër, Stokholm, Ibiza, Milan dhe Venecia.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/