Tiranë, 8 prill 2014 – Gjendet pas 10 ditësh trupi i 18-vjeçarit Erion Alizoti, i cili ra në kanionet e lumit Erzen pasditen e 30 marsit teksa ishte duke zhvilluar një ekskursion me një grup shoqëror. Trupi i pa jetë i 18-vjeçarit u gjet nga banorë të zones jo shumë larg vendit ku rrëshkiti.
Në mesditën e 30 marsit,2 prej adoleshentëve që kishin shkuar ekskursion në kanionet e lumit Erzen rrëshqitën. Incidenti ndodhi në vendin e njohur me emrin “Skurran”, 30 metra poshtë “Shpellës së Pëllumbasit”. Një prej të rinjve ka arritur të dalë në sipërfaqe 30 m larg nga vendi ku rrëshqiti dhe u shpëtua nga shokët, ndërsa 18- vjeçari Erion Alizoti u kërkua nga polumbarët e RENEA-s për ditë me radhë por pa rezultat.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





