E martë, 8 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Kreu i Kuvendit. Meta rrëfen ditëlindjen: E vërteta e shpenzimeve”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Zbardhet vendimi, sa do të kushtojnë qiratë e banesave sociale në Tiranë
– Heqja e kompetencave të presidentit, Meidani: E rrezikshme
– Burgaj: Emërimet në polici në konsultim me ministrin
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “ALUIZNI. Lista me 16 deputetë. Emrat kush pret lejet e legalizimeve. Flamur Noka pret leje në Kamëz. Tom Doshi në Shkodër”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Meta rrëfen ditëlindjen në gjirin e Lalzit: Më kushtoi 3500 lekë për person
– Komandot Grek lyen muret ne qeli me gjakun e Ilia Karelit
– “Ben Qimja” sot në gjykatë, prokuroria do ekstradimin
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Ministria e brendshme. Heton 20 zyrtare. Abuzimi me tenderin 3.9 mld ne kohen e Lulzim Bashes. Prokuroria hap një dosje për blerjen e dyshimtë e sistemit të kamerave të sigurisë, të instaluara në Tiranë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Dervishi lë Vlorën, asnjë fjalë mbi shkakun e ndërrimit. Rama prezanton prefekten e re. “Në administratë, hapësira talenteve dhe jo kushërinjve
– Ja punimet publike që qeveria nuk do të paguajë.Lista me emrat e kompanive që s’kanë dokumentacionin
– KE: Ne në qershor do të rekomandojmë statusin
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Berisha, 2 mln euro për 21 janarin”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Pronat, vetëm 20 ditë kohe për plotësimin e dosjeve
– Degjenerimi për AMA, paralajmërohet largimi i Pollos
– Malësi e Madhe sherr mes të rinj, vdes kushëriri
– Rama jo punë në shtet për meritë partiake
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Gjyqtarët e paprekshëm të Shqipërisë”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Meta tregon koston e darkës tek Gjiri i Lalzit
– Emërimet në polici, Burgaj merr përsipër përgjegjësitë. Me Kuliçin kisha probleme
– Kuvendi nis procedurat për plotësimin e AMA-s
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Ju rrëfej babanë tim, Enverin. Një rrëfim i gjatë ekskluziv i Ilir Hoxhës, në prag të 11 prillit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– I arratisuri: Nuk ka shqiptarë pa brinjë të thyera në burgjet greke
– Shërbimi sekret kosovar: Rrjeti i imamëve që kontrollon fonde deri në 600 milion euro
– Ilir Meta: Ja ç’ndodhi në ditëlindjen time
– Incidenti me bustin e Zogut dhe një apel mbi bustet tona të turpit
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Denoncimi i rëndë nga Londra. Gjyqtarët në Shqipëri, një korporatë. Janë të paprekshëm”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Meta:Ja sa kushtoi ditëlindja ime, akuzat për shpenzimet janë fantazi
– Blushi: Shqipëria po turqizohet, parti islamike shpejt në Kuvend
– Artan Didi: Për 21 janarin u dhanë 2 milionë euro shpërblim
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Larguan paratë me avion nga Shqipëria, hetim ndërkombëtar bashkëpunëtorëve të Sali Berishës, thirren në ndihmë britanikët dhe amerikanët”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Vullnetarët e Korpusit të Paqes kundër ambasadorit amerikan, zbarkojnë në Lazarat, thyejnë mitin e oazit të drogës
– Ilir Meta: PD i ka ngelur ora te ngjalat dhe karkalecat e Lalzit, Topalli vuan nga sindromi i Otellos
– Grupet komuniste tentojnë rrëzimin e bustit të Zogut, kryekomunisti Dajti merr përgjegjësinë, Byroja përjashton 3 anëtarët që dështuan me planin
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, apel publik për Kryeministrin Edi Rama. Bujar Leskaj: Më lini të kap hajdutët e tatimeve! Debati: A duhet të kontrollojë KLSH, mashtruesit dhe pazaret që mund të bëhen në tatime me taksat e shqiptarëve?”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, dje duke dëshmuar para komisionit Hetimor Parlamentar
– Ilir Meta: Dhurata më interesante për ditëlindje, ajo e Ramës
– Media britanike: Gjyqtarët në Shqipëri, të korruptuar dhe të paprekshëm
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





