7 prill 2014 – Një mësuese 26 vjeçare ka pranuar se ka pasur lidhje me një nxënësin e saj 16 vjeçar për disa muaj rresht. Duket se gjithçka ka nisur gjatë një ekskursioni në fundjavë, kur Kelly Burgess është larguar bashkë me nxënësin adoleshent për të kaluar natën në një motel të Warwickshire. Emri i mësueses dhe lidhja e tyre është bërë publike gjatë një seance që adoleshenti ka zhvilluar në një klinikë për shqetësimet seksuale.
Për disa muaj me rradhë mësuesja dhe nxënësi kanë shkëmbyer dhjetëra foto nudo dhe mijëra mesazhe, pjesa më e madhe e të cilëve me sfond seksual.
Në momentet e para kur është pyetur nga policia, mësuesja ka mohuar gjithçka, por pastaj i është dashur ta pranojë përballë provave që dispononte policia. 26 vjeçarja rrezikon të dënohet për abuzim me postin e saj si mësuese dhe marrëdhënie seksuale me të mitur.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





