7 prill 2014 – Policia ka shpallur në kërkim ish- të dashurën e një milioneri britanik, pasi akuzohet për vrasjen e tij në një vilë në Spanjë.Andrew Bush, 48 vjeç, u qëllua dy herë në kokë sapo arriti në vilën e tij bashkë me të dashurën e re britanike. Policia spanjolle ka shpallur në kërkim ish- të dashurën e tij, një modele të brendshmesh, me origjinë nga Sllovakia. Mendohet se ajo u largua bashkë me vrasësin, i cili e kishte pritur viktimën e tij prej disa ditësh. Biznesmeni britanik kishte një rrjet dyqanesh bizhuterie.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





