Meksikë, 3 prill 2014 – Shkrimtari i njohur Gabriel Garcia Marquez, 87 vjeç, është shtruar në një spital në kryeqytetin meksikan, raportojnë mediat lokale. Shkrimtari kolumbian, fitues i çmimit Nobel për Letërsinë në 1982, është shtruar në institutin mjekësor “Salvador Zubiran” dhe sipas disa burimeve vuan nga polmoniti.
Autori i romanit të famshëm “100 vjet vetmi” përshëndeti shtypin dhe fansat e tij në datë 6 mars, kur edhe festoi ditëlindjen e 87-të. 3 ditë më vonë atij i vdiq vëllai më i vogël, Gustavi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





