Tiranë, 3 prill 2014– Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme plenare pritet të ratifikojë marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të mbështetur qeverinë shqiptare në shumën prej 330.9 milionë euro. Seanca ne Kuvend prej ores 11:00 te paradites.

Që në nisje të seancës, opozita shprehu rezervat e saj për këtë marrëveshje, dhe më pas u larguan nga salla. Deputeti Eduard Halimi, tha se do ktheheshin në sallë kur të diskutohej kjo marrëveshje. 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend kryeministri Edi Rama siguroi qytetarët se marrëveshja me FMN-në nuk parashikon masa shtrënguese dhe sipas tij, garanton rritje ekonomike. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, shefi i qeverisë u shpreh krenar për marrëveshjen e arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar. 

“FMN e thirrëm ne me vetëdijen e plotë se ishte koha për t’i kthyer vendit tonë dinjitetin dhe financave tona ekuilibrin e shkatërruar thuajse plotësisht. Marrëveshja garanton rritje ekonomike, nuk bazohet na masa shtrënguese, është një marrëveshje për të cilën kemi marrë jo vetëm mbështetjen e plotë të bordit por edhe përgëzimet e të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë. Marrëveshje e fshehtë, është një term shumë interesant, kur bëhet fjalë për një marrëveshje me një institucion kaq prestigjioz, dhe se si mund ta bëjë FMN një marrëveshje të fshehtë, këtë mund ta thonë vetëm ata që marrëveshjet financiare i bëjnë me Suden dhe Vehbiun”,– u shpreh kryeministri. 

Shefi i qeverisë theksoi se marrëveshja me FMN-në nuk parashikon rritje të faturës së energjisë elektrike për familjarët, sikundër hodhi poshtë çdo mundësi për rritje taksash apo vendosje të taksave të reja. 

“Energjia, ka një propagandë shumë të madhe që do ketë rritje të faturës për familjarët. Ne ketu do jemi dhe do diskutojmë besoj në vjeshtën e ardhshme për buxhetin e ri dhe do bëjmë një analizë për vitin dhe aty pastaj le t’i ballafaqojmë faturat e energjisë. Ndryshimi midis nesh është ky, që ne mbajmë përgjegjësi për ato që themi, dhe nëse ne ndonjë rast nuk arrijmë dot të jemi aty ku themi nuk e kemi aspak të vështirë ta pranojmë. Ndërkohë që nuk ka asnjë lloj mbajtje përgjegjësie për broçkullat që thuhet sa herë mblidhet ky parlament nga ata që ishin këtu ku jemi ne sot.”– u shpreh kryeministri. 

Debati Berisha – Cani

Ministri i Financave, Shkelqim Cani ka deklaruar se nuk ka asgje te fshehte ne marreveshjen me FMN, nderkohe qe ka kerkuar miratimin nga Kuvendi te huase me FMN, duke premtuar se nuk do te kete rritje taksash, as ulje pagash e pensionesh. Nderkohe ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverine dhe ministrin Cani per marrëveshje te fshehte me FMN, e cila eshte marreveshje e rendimit me te madh gjate ketyre 23 vjeteve te shqiptareve.

I kuptoj se bosi i tij përdori fjalorin e paimagjinueshëm për një zyrtar vetëm i tmerruar nga kjo marrëveshje, dhe ai i takon të jetë një kryehorr kurse ky është një horr i vogël në krahasim më të. Rriten 12 taksat, besoni se shqiptarët do besojnë mashtrime të tillë, besoni se shqiptarët do udhëtojnë që për cdo biletë udhëtimi do i tatoni, se do rrisni me 50% taksat për makinat e përdorura, do u zgjasni pensionet në 67 vite”,– tha Berisha.

Sipas tij, kjo marreveshje eshte nga fillimi ne fund nje marreveshje e mosbesimit te FMN ndaj qeverise.

Ndërkohë ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka thënë se sipas vleresimit te FMN vendi eshte ne rruge te mbare drejt nje marreveshjeje per hua me BB dhe nje tjeter grant. “Ne tre vite te marrim 1 miliard euro”– tha ai, duke akuzuar opoziten per deklarata te paverteta. 

Cani ka theksuar se huaja ka interes baze 1.13% ne vit, qe po t’i shtohen kostot shtese, nuk shkon me shume se 2% ne vit, pra 7 here me pak nga kredia sindikaliste qe ka marre opozita kur ishte ne pushtet.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/