3 prill 2014 – Sipas disa shkencëtarëve momenti më i zakonshëm se kur mund të goditeni nga ataku kardiak është ora 6:30 e mëngjesit.  Shkencëtarët mendojnë se e kanë zbuluar “përse”-në e kësaj të dhëne të veçantë!

Duket se kjo gjë lidhet me orën tonë biologjike. Konkretisht ata thonë se niveli i një proteine ​​të veçantë në gjak, funksioni i së cilës është të ngadalësojë formimin e mpiksjes së gjakut, arrin pikun e saj në 6:30 të mëngjesit. Ndaj do të ishte mirë që rreth kësaj ore të tregoheshit të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për shëndetin tuaj!

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/