Tiranë, 3 prill 2014 – Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Laura Vorpsi, deklaroi sot se gazetari Telnis Kuqi i Rilindjes Demokratike, është kërcënuar nga të afërm të deputetit të Tepelenës, Dashamir Kamberi. Një ditë më parë gazetari kishte bërë një shkrim mbi emërimet nepotike në spitalin e këtij rajoni, ku vajza e deputetit është bërë nëndrejtoreshë.
“Dje në darkë, bashkëshorti i nëndrejtoreshës, vajzës së deputetit Kamberi, ka telefonuar gazetarin dhe për më shumë se një minutë, i është drejtuar me kërcënime të tipit; do të të zhduk, je në gjak me mua, do të të vras, etj.
Partia Demokratike e dënon ashpër këtë kërcënim ndaj gazetarit, ndaj medias, ndaj fjalës së lirë. Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të bëjë punën e saj, dhe të hetojë për këtë vepër penale të dhëndrit të deputetit Kamberi”,-u shpreh zëdhënësja Vorpsi.
Deklarata e plotë e zëdhënëses Laura Vorpsi
Partia Demokratike denoncon kërcënimin e drejtpërdrejtë dhe brutal që të afërmit e deputetit socialist të Tepelenës i kanë bërë dje korrespodentit të Rilindjes Demokratike, pas një shkrimi që ai kishte publikuar lidhur me emërimet nepotike në administratë.
Një ditë më parë, korrespondenti Telnis Kuqi, kishte raportuar në gazetë për një nga rastet nepotike, që është emërimi i vajzës së deputetit të Tepelenës, Dashamir Kamberi, në postin e nëndrejtoreshës së spitalit të këtij rrethi.
Dje në darkë, bashkëshorti i nëndrejtoreshës, vajzës së depuetit Kamberi, ka telefonuar gazetarin dhe për më shumë se një minutë, i është drejtuar me kërcënime të tipit; do të të zhduk, je në gjak me mua, do të të vras, etj.
Partia Demokratike e dënon ashpër këtë kërcënim ndaj gazetarit, ndaj medias, ndaj fjalës së lirë.
Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të bëjë punën e saj, dhe të hetojë për këtë vepër penale të dhëndrit të deputetit Kamberi.
Ne i kërkojmë deputetit socialist dhe mazhorancës ta dënojnë këtë ngjarje, dhe të distancohen nga kërcënimet dhe shantazhet ndaj medias së lirë dhe opozitare.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





