Tiranë, 3 prill 2014 – Dy të rinj janë vënë në pranga nga Seksioni i Krimeve Kompjuterike në kryeqytet pasi akuzohen se kanë vjedhur fjalëkalimin “Facebook-ut” të një vajze. Të rinjtë janë denoncuar nga O.L pasi i kanë vjedhur passëordin e “Facebooku-t” dhe më pas i kanë kërkuar 200 euro për t’ia rikthyer përsëri. 

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Fjalëkalimi” kanë përfunduar në pranga Klodian Pepkolaj, 18 vjeç dhe Fatos Syla, 19 vjeç të dy banues në Tiranë. Në cilësinë e provave materiale atyre u janë sekuestruar nga policia 2 njësi kompjuterike dhe 2 aparate telefonikë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/