Shkodër, 2 prill 2014 – Si pasojë e një aksidenti ka mbetur e plagosur një 19-vjeçare nga Shkodra. E lënduara është identifikuar si Aida Hallaci, studente nga Kukësi, e cila ishte duke udhëtuar si pasagjere në një motoçikletë. Aksidenti ka ndodhur në lagjen Parrucë. Sipas informacioneve që vijnë nga policia, motoçikleta wshtw përplasur me një furgon.
Sipas bluve të Shkodrës, gjendja e 19-vjeçares paraqitet tepër e rëndë, pas dëmtimeve të marra në kokë nga përplasja. Ndërkohë është bërë i mundur arrestimi i drejtuesit të motorçikletës, Alban Alushit.
/Balkanweb/





