Angli, 2 prill 2014 – Një mësues në Britani i ka shpëtuar jetën një nxënëseje shumë të sëmurë duke i dhënë asaj një nga veshkat e tij. Ray Coe, 53 vjeç, doli vullnetar për të shpëtuar Alya Ahmed Ali, 13 vjeçe, pasi mësoi se ajo ishte në kërkim të një dhuruesi. Nxënësja kishte probleme me veshkat, ajo gjithashtu vuan nga hidrocefalus – ujë në tru- që e ka bërë të ketë vështirësi në të mësuar.
“Kur i thashë vajzës së do t`i jepja veshkën time ajo buzëqeshi dhe i ndriti fytyra,” tregon mësuesi.
Transplanti u krye me sukses dhe tani nxënësja dhe mësuesi frekuentojnw rregullisht shkollën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





