Itali, 2 prill 2014 – Një vajzë e re, e diplomuar, por e papunë është detyruar të shesë trupin e saj për të paguar mjekimet e të atit. Rasti është konstatuar në Ankona, Itali, ku karabinierët kanë ndaluar në flagrancë vajzën 25 vjeçare ndërsa po binte dakort me një klient për pagesën. Ajo është thirrur të dëshmojë edhe në gjykatë, por jo si e pandehur por si dëshmitare. Sipas hetuesve, vajza punonte për një grua, që mesa duket kontrollonte një rrjet prostitucioni.
Para hetuesve vajza e re ka dëshmuar se ishte prej kohësh e papunë dhe u detyrua të prostituonte sepse në shtëpi nevojiteshin para, për më tepër që babai i saj ishte i sëmurë. “Jam penduar,- thotë ajo. Nuk mendoja se do ta bëja kurrë këtë gjë, por duhet të jetoja e kështu u detyrova të shes trupi”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





