SHBA, 31 mars 2014 – Ka pranuar se ka përdhunuar të bijën 3 vjeçare, por nuk do të bëjë asnjë ditë burg. Kjo për shkak se gjykatësi i çështjes ka arritur në përfundimin se burri nuk do mund ta përballonte burgun. Ai është dënuar me vetëm 8 vite me kusht. Protagonist i kësaj ngjarjeje kaq të habitshme është 37 vjeçari Robert Richards IV, i njohur për faktin se është trashëgimtari i familjes së manjatëve të kimisë në SHBA, Du Pont.
Çështja për të cilën akuzohet 47 vjeçari ka ndodhur 6 vite më parë, por vetëm tani ajo u bë publike. Një tufë me avokatë e kanë asistuar atë gjatë procesit. Sipas gjykatësit, Richards nuk do mund të mbijetonte në një ambient me të cilin nuk ishte mësuar. Procesi ndaj tij u mbajt jashtë vëmendjes së mediave. Ishte bashkëshortja e tij ajo që e bëri publike çështjen.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





