Francë, 31 mars 2014  Presidenti francez Francois Hollande do të caktojë Ministrin e Brendshëm, Manuel Vals (ne foto) si kryeministër. Partia Socialiste është goditur rëndë në zgjedhjet lokale, shifrat e të cilave treguan fitore të konservatorëve dhe të Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë. 

51-vjeçari Vals, një liberal me ambicie presidenciale, por shume popullor, do të zëvendësojë në këtë post kryeministrin Jean-Marc Ayrault, zyra e të cilit konfirmoi dorëheqjen e tij ditën e hënë, raporton BBC. 

Përpara dorëheqjes, Ayrault pranoi se shumë votues kishin humbur besimin tek administrata e tij. Presidenti Hollande, popullariteti i të cilit ka shënuar rënie, do t’i drejtohet kombit mbrëmjen e së hënës. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/