Itali,31 mars 2014 – Julian Binaj, 25 vjeç, është arrestuar në Bari, sepse ishte dënuar nga gjykata e Firences me 4 vjet burg për kokainë. Juliani ishte pajisur me pasaportë biometrike falso, duke fituar kështu një identitet të ri. Ai madje u përpoq t’i mashtronte financierët italianë duke pretenduar se ishin kolegë dhe nuk mund ta arrestonin. Ai u tregoi edhe një dokument identifikimi si agjent i shërbimit sekret shqiptar (SHISH). Por krahasimi i shenjave të gishtave e identifikoi Julianin plotësisht, duke hedhur poshtë alibinë e tij. Financierët i vunë prangat dhe e dërguan në burgun e Barit.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





