Turqi, 31 mars 2014 – Para disa muajsh, prokuroria turke kishte ngritur padi ndaj aktorit të njohur Kenan Imirzalioglu apo i njohur si Ezel, për shkak të konsumimit dhe tregtisë së drogës. Në atë grup e përfshirë ka qenë edhe aktorja e njohur Cansu Dere, e cila është e njohur për rolin e Ejshanit në serialin “Ezel”, pas të cilës prokuroria ka ngritur akt-padi për të njëjtin rast. Për këtë arsye, siç njoftojnë mediat turke, policia ka disa muaj që ndjek çdo lëvizje të saj, madje për këtë gjë ato kanë ndjekur edhe bisedat me Kenanin. ”Nëse vërtetohet se kanë punuar bashkë në këtë treg të narkodrogës, atëherë e pret një burg shumëvjeçar”, kanë thënë inspektorët policorë në Stamboll, të cilët gjatë muajt gusht kanë arrestuar aktorin Ezel, por që nuk kishin asnjë dyshim për Cansu Deren.
Cansu disa herë është marrë në pyetje në polici, ndërsa gjyqtari hetues tashmë i ka ndaluar udhëtimet jashtë vendit derisa të përfundojë çështja. Dyshimet rreth saj kanë filluar pasi ajo publikisht e ka mbrojtur Kenanin në disa raste. Aktorët ishin arrestuar pas një aksioni të madh policor për të asgjësuar një rrjet të madh shpërndarjeje të narkotikëve, në të cilët ishin përfshirë edhe shumë personazhe nga jeta publike në Turqi.
Inspektorët e hetimit dyshojnë se Cansu dhe Kenan ilegalisht kanë blerë tableta kundër depresionit, pasi kanë qenë të sëmurë pas disa lidhjeve të dështuara. Aktorja madje kishte deklaruar se për një vit do të largohet nga xhirimet, pasi i duhej pushim, e pas arrestimit të Ezelit ajo ka bërë një pushim në Marok dhe Maldive, ndërsa prokuroria për të kërkon burg deri në 17 vjet.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





