Itali, 31 mars 2014 – Në qytezën e Vila di Brianos rreth 20 kilometra larg Napolit ka mbetur i plagosur 28 vjeçari shqiptar Eljon Leka. Plagosja e tij erdhi pas një grindjeje me një italian 20 vjeçar, i cili thirri në ndihmë të atin.

Babai i njëzet vjeçarit mbërriti me shpejtësi në vendin ku ndodheshin dy të rinjtë dhe goditi me tre plumba të një pistolete kalibër 7,65mm Eljonin. Pas ndërhyrjes kirurgjikale Eljoni nuk rrezikon më jetën, ndonëse një prej plumbave vetëm për një centimetër do t’i këpuste aortën.

Eljoni po mjekohet në sallën e reaminacionit të Spitalit “San Xhusepe Moskati”, ndërsa italiani u arrestua nga policia dhe u dërgua në burgun e “Santa Maria Kapua Veletres”

/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/