30 mars 2014 – “Prey Project” është një program i lirë dhe pa pagesë, i cili shërben për të vëzhguar laptopin tuaj. Ky program i mrekullueshëm punon në sfondin e laptopit dhe nuk ju pengon gjatë punës. 

Prey ju ofron këto mundësi: 

Me ndihmën e GPS ose wifi-hotspot mund të keni vendndodhjen e saktë të laptopit tuaj. Përmes ueb-kamerës së laptopit mund të fotografoni hajdutin.  Mund të merrni screenshot-e nga ekrani, përderisa personi po punon në kompjuterin tuaj të vjedhur. Do keni informacione për laptopin tuaj – Listën e Proceseve, Memorjen Ram, Njësinë Qendrore, Informacionet e bios-it etj. Bllokim total të laptopit, që e bënë atë të pashfrytëzueshëm vetëm në rast se gjen fjalëkalimin që do të vendosni.

 

Si ta instaloni PREY? 

1. Shkarkoni "Prey" nga faqja zyrtare. Eshtë në dispozicion për sistemet: Ubuntu, Windows, Linux, Mac OS dhe për Android dhe iOS. Pasi ta keni shkarkuar, ndiqni komandat: NEXT->Agree->NEXT->Install->Finish.

2. Pasi të klikoni Finish do t’ju hapet një dritare e re. Zgjedhni New User->Next. Pastaj plotësoni fushat me të dhënat tuaja për të krijuar një llogari në Prey, dhe klikoni Create. 

Pasi të kryhet procesi i krijimit të llogarisë, programi do të aktivizohet dhe do të fillojë të punojë në sfond. Në vazhdim duhet të hapni adresën tuaj përmes e-mail’it dhe duhet ta verifikoni.

Për të pasur kontroll të plotë mbi laptopin tuaj është e nevojshme të kyçeni në Control Panel’in  e Prey (https://panel.preyproject.com). Pas kyçjes me sukses do të fitoni listën e plotë e kompjuterëve tuaj të cilët i keni lidhur me Prey. Duke klikuar, në pajisje do të shfaqet lista e mjeteve që ofron Prey. Në rast se laptopi juaj është vjedhur, vetëm lëvizni slajdin në krah të Missing, dhe menjëherë do të filloni të merrni informacione për hajdutin e laptopit tuaj.

 /agjencia e lajmeve “Dyrrah”/