30 mars 2014 – Janë të famshme madje njihet si femrat më të bukura në Hollywood. Por këto njihen edhe për diçka tjetër. Uma Thurman, Sindy Crawford, Paris Hilton e Kate Winslet, janë ndër femrat me këmbën më të madhe në Hollywood, ndërsa Elle Macpherson e mban ‘bajrakun’ me numrin e këmbës 45…

Nëse keni menduar se vetëm ju keni probleme me numrin madh të këmbës, çfarë duhet të thonë disa nga emrat më të njohur në Hollywood të cilat në shumë pak këpucë mund të fusin shputat e tyre. E ndër këto janë edhe disa nga zonjat më seksipile si Uma Thurman, Kate Winslet e Paris Hilton.

Nuk do të thoshit kurrë që seks bomba Sindy Crawford mban numrin e këmbës 43, po ashtu as për Kate Winslet e cila e ka numrin 44, ndërsa është e gjatë 170 cm. Me të njëjtin numër të këmbës, aspak më të vogël është edhe Paris Hilton, e cila vuan që të mbajë këpucët e brendeve të njohura botërore, e meqë kjo është e pamundur për të, Paris ka vendosur që të hapë linjën e saj të këpucëve ku normalisht nuk ka asnjë palë të sheshta.

E këtë problem e ka edhe aktorja e njohur Uma Thurman e cila mban po ashtu numrin 44. E këmbë gjigande ka edhe Elle Macpherson, e cila tani për tani mban titullin e zonjës me këmbën më të madhe në Hollywood. Numri i këpucëve të saj është 45. Ndërkaq problemi është ku i blejnë këto zonja këpucët, pasi që dihet se këso numrash nuk ka në seritë e këpucëve për femra.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/