DURRËS, 30 mars 2014 – O sa mirë me qenë shqiptar, kështu mendon edhe maturanti amerikan që valëvit flamurin kombëtar kuqezi me shqiponjën dykrenore, para se të shkojë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
“18-vjeçari amerikan Tejgërt Bisës (Taggart Besus) po shkon në Shqipëri në një mision të Kishës Mormone. Ai pozoi me flamurin shqiptar në Drejpër (Draper)”, qytet në kontenë e Sollt Lejkut (Salt Lake) në shtetin e Jutës (Utah), 32 km në jug të Sollt Lejk Sitit, kjo është diçitura e gazetës “Salt Lake Tribune” në numrin e 30 marsit 2014.
Tejgërt Bisësi e ka ndier të nevojshme të shkurtonte mësimet në shkollën e mesme në favor të punës misionare, thotë “Salt Lake Tribune”.
Bisësi do të përgatisë çantat e tij në të njëjtën javë kur pjesa tjetër e shokëve të tij përgatiten për mbrëmjen / ballon e maturës.
Ai ka shkuar në qendrën e trajnimit misionar vetëm disa ditë para ballos.
Por Bisësi, i cili u diplomua në janar në shkollën e mesme publike të qytetit American Fork, nuk shqetësohet për këtë gjë.
“Thjesht ndjeva se kam qenë shumë i ngazëllyer për të ecur përpara drejt misionit dhe kolegjit”, tha ndër të tjera18-vjeçari, i cili do të shërbejë për dy vjet në mision në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Nuk është çudi, që në diplomimin e Bisësit nuk kishte pompozitet e kremtime të rastit.
Mori transkriptin e fundit, u tha mirupafshim dy mësuesve, ndonëse ende nuk e ka marrë letrën e diplomimit fizikisht.
“Nuk më bëhet vonë për këtë gjë”, tha ai, duke shtuar se pret me padurim shërbimin në një mision për gjithë jetën e tij.
“Jam më i gëzuar që po largohem se sa të qëndroja këtu”, tha i riu amerikan.
Info
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (Kisha LDS apo, jozyrtarisht, Kisha Mormone) është kishë e krishterë restorationiste që e konsideron veten restaurim të kishës themeluar nga Jezu Krishti. Kisha e ka selinë në Salt Lake City, Utah, dhe ka krijuar bashkësi (të quajtura reparte apo degë) dhe faltore të ndërtuara në mbarë botën. Sipas kishës, ajo ka mbi 80 000 misionarë në mbarë botën dhe mbi 15 milionë anëtarë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





