Itali, 30 mars 2014 – Një 26 vjeçare somaleze po kryente marrëdhënie seksuale me një 70 vjeçar italian në sediljen e prapme të makinës, ndërsa i biri 2 vjeçar ndodhej aty pranë. Karabinierët e kanë gjetur çiftin, ndërsa ishin duke bërë seks gjysëm të zhveshur. Para karabinierëve ata kanë mohuar faktin se po kryenin marrëdhenie kundrejt pagesës. Njëkohësisht ata kanë shpjeguar se fëmija nuk ishte pjesë e praktikës seksuale.

70 vjeçari dhe 26 vjeçarja janë shoqëruar në komisariat dhe janë arrestuar. Sipas njërit prej karabinierëve, megjithëse ka shumë vite në shërbim nuk i ka ndodhur asnjëherë të ndeshet me diçka të tillë.   

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/