30 mars 2014 – Sipas një studimi italian të zhvilluar në Padova dhe të publikuar në revistën “British Journal of Sport Medicinesu”, mbi 2 mijë meshkuj me moshë nga 18 deri në 40 vjeç, rezultoi se një mashkull në moshë 35 vjeçare prodhon gjithnjë e më pak spermatozoidë, duke reduktuar sasinë e tyre në masën 25%.

Ndërkohë një studim francez pretendon se kjo situatë është edhe më e rëndë, pasi kjo shifër llogaritet në rreth 32.2%. Një mashkull mesatarisht prodhom rreth 60 milionë spermatozoidë për një milimetër spermë, por për të qenë pjellorë duhen 40 milionë.Ndaj nëse meshkujt kanë një sasi prej rreth 20 milionë, pjelloria është në rrezik dhe shumëfishohet vështirësia për të lindur fëmijë.

Ndërkohë sipas ekspertëve, ndër faktorët që bëjnë që mashkulli mbi 35 vjeç të ketë probleme me riprodhimin, janë ato genetikë, si për shembull nëna mund të ketë pirë në shtatzëni, apo prej përdorimit të ujit shumë të nxehtë në dush, apo pirja e duhanit dhe drogës, si dhe një jetë sedentare dhe një dietë e pasur me yndyrë. Mirëpo studiuesit thonë se nëse ndryshohet stili i jetës, prodhimi i spermatozoidëve mund t’i kthehet normalitetit.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/