Tiranë, 29 mars 2014 – Aktori Artan Imami është bërë baba i një vajze nga martesa së fundi me modelen 20 vite më të re, Florenca Bellova. Ajo e ka sjellë në jetë fëmijën e tyre në Itali, vendi ku ka jetuar prej vitesh. Ndërkohë që artisti Imami ka marrë urimet nga miqtë për ardhjen në jetë të fëmijës së tij të shumëpritur, tashmë që ai është 50 vjeç. Pas mediatizimit të lajmit të lidhjes së tij me modelen brune, është shtuar interesi për të mësuar më shumë rreth bashkëshortes së tij të re, aq më tepër kur flitet për pamjen e saj interesante. Kemi mundur të sigurojmë foto nga eksperiencat e saj të mëparshme si modele, mes të cilave ka dhe mjaft foto ku ajo pozon e zhveshur topless, pa asnjë kompleks. Në këto foto keni rastin të shihni trupin e saj e elegant dhe linjat perfekte para se të bëhej nënë.

Florenca është 30-vjeçarja e cila, pasi ka mbaruar universitetin “Katolika” në Milano (Itali), ka vazhduar studimet ne Universitetin e Triestes e më pas ka vijuar me Institutin e Studimeve Politike në Paris (Francë). Pavarësisht studimeve të saj, ajo ka lëvruar deri tani modelimin si profesion dhe aktrimin, njësoj si Imami.

/gazeta “Panorama”/