Durrës, 29 mars 2014 – Rreth 35 kg kanabis sativa janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit nga efektivët e policisë kufitare. Sasia e lëndës narkotike u zbulua në një automjet, që po priste të imbarkohej në njërin nga tragetet e linjës Durrës – Bari. Është bërë i mundur edhe arrestimi i drejtuesit të automjetit, Luigj Krajni.  Droga ishte fshehur në bagazhin e automjetit tip ‘Ford’ me targa 'CD 760 YE', që vinte nga Shkodra. Sipas informacioneve të para, lënda narkotike u bllokua në vijën e dytë të kontrollit në ambientet e portit. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/