Tiranë, 29 mars 2014 – Mbrëmjen e sotme në Yzberisht, një vajzë 12 vjeçe ka alarmuar për disa orë si familjarët ashtu edhe zjarrfikësit, pasi ishte mbyllur në dhomë për 3 orë me radhë. Burime të Policisë së Tiranës thanë se ngjarja ka ndodhur në rrugën "3 dëshmorët" në Yzberisht. Prindërit e vajzës 12 vjeç lajmëruan zjarrfikësit sepse e mitura nuk ua hapte derën për 3 orë.

Zjarrfikësit shkuan dhe pasi shqyen derën panë që vajza ishte në gjendje të rënduar. Pas frymëmarrjes artificiale dhe mjekimeve të momentit ajo u dërgua në spital, ku gjendja e saj është e përmirësuar.

Denoncimi u bë nga babai, ndërsa nëna deklaroi se vajza nuk vuante nga asnjë sëmundje. Mësohet se gjendja e saj është tërësisht jashtë rrezikut për jetën.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/