Itali, 29 mars 2014 – Gjykata e Pesaro-s në Italisë dënoi me 20 vite burg avokatin 37 vjeçar, Luca Varani (ne foton poshte) dhe me nga 14 vjet burg secilin nga 2 shqiptarët që i hodhën acid në fytyrë avokates italiane, Lucia Annibali. Gjykata dënoi me më shumë vite burg porositësin e këtij akti, 37 vjeçarin Varani, ndërkohë për dy ekzekutuesit e sulmit Alistin Precetaj dhe Rubin Talaban, të dy nga 25 vjeç, dha 14 vite burg. Ngjarja për të cilën akuzohen dy shqiptarët dhe avokati italian u regjistrua majin e vitit të kaluar.
Kur Lucia Annibali doli jashtë sallës, u përshëndet nga duartrokitje nga të gjithë personat që i kanë qëndruar afër avokates në këtë periudhë dhe që kanë përshëndetur guximin e saj për ta çuar këtë çështje deri në fund.
Avokatët mbrojtës klithën “Turp, Turp”, pasi kishin kryer disa analiza laboratorike të acidit të gjetur në fytyrën e avokates dhe pretendonin se shqiptarët nuk ishin të përfshirë në këtë incident.
Sakaq, Lucia Annibali tha se: "Asgjë nuk mund të ma kthejë mbrapsht atë që ndodhi, por gjëja e rëndësishme është që unë jetoj jetën time të re." Ndërkohë presidentja e dhomës së deputetëve italainë, Laura Boldrini u shpreh se kurajoja e madhe e treguar nga Annibali gjatë këtyre muajve ka bindur shumë gra të thyejnë heshtjen dhe të flasin për dhunën e ushtruar mbi to nga partnerët.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





