Itali, 29 mars 2014 – Një 36 vjeçar shqiptar ka tentuar të mbysë gruan e tij 43 vjeçare dhe më pas e ka kërcënuar me thikë këtë të fundit. Mediet italiane raportojnë se 36 vjeçari Saimir Hatillari, rezident në Buccheri, provincë e Siracusano-s, ishte nje person i dhunshëm dhe në më shumë se një rast kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Rasti më flagrant është regjistruar mbrëmjen e djeshme, kur ai tentoi të mbyste të shoqen. Ndërhyrja e një të njohuri të çiftit evitoi që gjërat të përkeqësoheshin edhe më shumë. Hatillari akuzohet për keqtrajtim dhe është dërguar në burgun e Sirakuzës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





